Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

“Dancing With the Stars” sulmon “Dance With Me”, reagon Holta Dulaku

Lapsi.al 17 November 2015
“Dancing With the Stars” sulmon “Dance With Me”, reagon

Nuk zgjati shumë paqja e heshtur mes ish-bashkëpunëtorëve të spektakleve të kërcimit. Nga batuta në batutë, të hedhura veçmasi nëpër transmetimet përkatëse, tashmë “lufta” duket se ka zbritur në “fushëbetejë” (mediat sociale), aty ku përplasen rëndom njerëzit në ditët e sotme.

Gjithçka duket se ka nisur dy javë më parë në “Dancing With the Stars” ku prezantuesja e spektaklit të Vizion +, tingëlloi se thumboi programin e Grabockës në Tv Klan. “Këtu VIP-at kërcehejnë vërtëtë, ndryshe nga çfarë ndodh në Tv-të e tjera”, tha Ami e cila shkaktoi reagim tek Alketa e “Dance With Me”, që mbrëmjen e së hënës nuk nuk ia la mangut duke i kthyer indirekt përgjigje: “Ndryshe nga çfarë aludohet, këtu kërcehet vërtetë dhe prova janë Stine dhe Roza Lati”. Si për të përforcuar paralajmërimin për rivalët e tyre që prezantuesja dërgoi nga skena, ndërhyri Albi Nako. Me një shprehje ironizuese, koreografi i “Dance With Me” iu drejtua VIP-ave dhe balerinëve të spektaklit të tij: “Kush thotë se ju nuk kërceni, Ju hëngshin mandarinat”.

Kaq ka mjaftuar që producentja dhe stafi i saj i ngushtë të shpërthejnë sot, jo rastësisht me foto mandarinash. “Mandarina të kalbura”, i janë kundërpërgjigjur njëzëri Holta Dulaku, stilisti i spektaklit Ardi Asllani dhe skenaristi Eraldo Rexho, Alketës Verës dhe Albi Nakos.

Të këshilluara

Ledioni lyen flokët, reagon Sara Hoxha

Një ndryshim të papritur ka pësuar në look prezantuesi i Top Channel. Duke iu rikthyer eksperimenteve me flokët, Ledion Liço, e ka lyer kokën e verdhë. Transfor...

18:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI