Flash

Mediat: Bleona të mbajë premtimin, 24-orë sex me De Biasin! Këngëtarja: Kush është ky?

Lapsi.al 16 October 2015
Mediat: Bleona të mbajë premtimin, 24-orë sex me De Biasin!

Një lajm i çuditshëm po qarkullon në mediat rozë pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro2016. Duke iu referuar një artikulli fallco të një viti më parë, sipas të cilit këngëtarja e shumëpërfolur shqiptare kishte garantuar 24 orë sex me trajnerin e kombëtares, portalet online pyesnin nëse Bleona do ta mbajë premtimin tashmë që ëndrra është realitet. Por, siç ndodh zakonisht në median shqiptare të brishtë dhe të etur për klikime, edhe këtë herë treguan se janë aty vetëm për zhurmë dhe aspak për të thënë të vërtetën, ose të heshtin kur nuk ka gjë për të thënë.

Reagimi i Bleonës një vit më parë është ky:

“Pershendetje te gjitheve! Mora njoftim sot permes perfaqesuesit tim ne Shqiperi, se nje lajm i çuditshem po qarkullon per mua ne mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithe respektin qe kam per Kombetaren Shqiptare ne futboll dhe per trajnerin e saj, si pasoje e largimit nga Shqiperia nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti. Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetem sot u ndesha me emrin e tij dhe kurre nuk kam deklaruar dicka per te ne media. Cfaredo qe te keni lexuar, nuk jam une. Ky eshte profili i vetem zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shume qe te tregoheshit te kujdesshem perpara publikimit te lajmeve te tilla. Me ben vertet per te qeshur shkrimi i publikuar, per nivelin e gazetarise. Lexova mes rreshtave ne lajmin e publikuar se intervista eshte dhene per Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idene se cfare eshte ky televizion, e jo me te kem thene dicka per te. Linku qe po postoj me poshte, eshte perzgjedhur ne menyre te rastesishme nga dhjetera qe e kishin percjelle lajmin.”

Ndërsa sot, si për të konfirmuar të njëjtin qëndrim, këngëtarja ka ripostuar deklaratën e mësipërme të një viti më parë. 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI