Flash

Eneda Tarifa rikthehet në festivalin e RTSH, a do ta fitojë?

Lapsi.al 16 October 2015
Eneda Tarifa rikthehet në festivalin e RTSH, a do ta fitojë?

Sot është shpallur lista përfundimtare e këngëtarëve që janë pranuar në festivalin e fundvitit, fituesi i të cilit shkon në Eurovision. Veç emrave të përhershëm si Kozma Dushi, Voltan Prodani e Klajdi Musabelliu, mundësia për të kënduar live në një skenë festivali, ka bërë që këtë vit të marrin pjesë dhe këngëtarë të ri, të dalë nga talent-show të ndryshëm në vend. Por, ajo që të bie në sy është rikthimi në këtë kompeticion i këngëtares me zërin e veçantë e potent, Eneda Tarifa, e cila duket si një nga pretendentet për ta fituar këtë edicion të FiK (Festivali i Këngës). Ftesa për të marrë pjesë në garë ka gjasë t'i jetë bërë nga drejtori i ri artistik Elton Deda, me të cilin, prezantuesja e Portokallisë njihet për afrimitetin e miqësinë që kanë. Megjithatë, deri në fund të dhjetorit ka kohë, pavarësisht se eksperienca nga vitet e shkuara ka treguar se rrallëherë ndodhin surpriza të papritura në lidhje me fituesin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI