Flash

Soni Malaj flet për here të parë për ndarjen: “Me Mirkon u ndava se mbaroi dashuria!”

Lapsi.al 13 October 2015
Soni Malaj flet për here të parë për ndarjen: “Me

Pas lajmit që u publikua javën e shkuar në mediat online dhe shtypin e shkruar se arsyeja e ndarjes së këngëtares me balerinin që krijuan familje pas njohjes në DWTS, ishte karriera, Soni Malaj ka reaguar përmes një postimi në IG. Mamaja e Annës i quan pseudo gazetarë ata që hapën gazetat me tituj e lajmin “Soni ndahet nga Mirko për shkak të karrierës”, duke hedhur poshtë këtë version. Soni Malaj në shkrimin e saj thotë se së bashku me Mirkon kanë vendosur të ndahen pasi dashuria ka mbaruar dhe e kotë të qëndrosh me dikë pasi nuk ndjen më…

"Kam qene shume e vogel kur enderroja te ngjitesha ne skene dhe fale familjes sime,te cilet kane qene gjithmone aty per mua, ne cdo sfide,qe me ka servurur jeta,besoj qe,ne nje fare menyre ja kam dale.Gjithsesi vite me pare,une mora nje vendim shume te rendesishem per jeten dhe karrjeren time.Ne kohen kur kenget e mija mbanin vendet e para ne tv,radio,festivale,diskoteka une vendosa te heq dore nga endrra ime me e madhe dhe kete e bera me koshience te plote.Doja te krijoja nje familje timen.Nje shprehje thote 'Nese ben punen qe ke dashur gjithmone,atehere do te duket qe nuk ke punuar kurre' Gjithsesi dashuria me bindi te hiqja dore e ti perkushtohesha familjes sime dhe vajzes qe pas pak kohe do te sillja ne jete.Gjeja per te cilen jam krenare e do ta mbroj me fanatizem gjithmone,eshte familja ime.Kohet e fundit shikoj qe jam bere kryefjala e te gjithave gazetave.
Diskutohet ndarja ime nga bashkeshorti.Deri ketu eshte gjithcka ne rregull.Me tej lexoj 'Ndahet Soni per te vazhduar karrjeren'!!!!
Kjo me duket e tepert! Nuk mendojne keto pseudo gazetare,qe ne kemi nje vajze e cila do rritet e neser do lexoje kto arsye absurde per nene e saj?!!Ju gazetare te "nderuar",vetem emrin me dini por, asnjehere nuk e dini arsyen e ketij divorci. Ju siguroj si une ashtu dhe bashkeshorti im,qe jemi njerez qytetare,qe e kemi marre bashke kete vendim.Nuk duhet te kete patjeter nje element gazetaresk qe te ndahet nje cift.Dashurine nuk e mbajme dot me zor ne zemer.Dashuria ndonjehere nuk mjafton.Ndaj gjithe dashurine qe ne kishim per njeri tjetrin,ia japim Annes.Jemi te vendosur, qe rrugetimin e rritjes se Annes do ta bejme te dy,pa kushte.Thjeshte se ne jemi te rritur e te vaksinuar dhe kur mbaron nje dashuri eshte e kote te kerkosh arsye.Mos me thoni qe nuk e dinit kete.
Me lejoni te falenderoj,ata pak gazetare,qe nuk e percollen fare kete lajm,ruajten privatesine time dhe preferuan te flisnin per te rejat e mija ne fushen e muzikes.Faleminderit,emisionit me te madh te show biz"Prive",Vlorijan Halilit dhe Liberta Spahiut dhe nje faleminderit atyre"miqve" te mij,qe bene te kunderten ne faqet e tyre online per disa dite rradhazi.
Ne do jemi gjithmone aty per Annen"
-përfundon reagimi i këngëtares.

Të këshilluara

Bleona realizon ëndrrën, por në "pleqëri"

Këngëtarja shqiptare e cila prej 6 vitesh i është futur muzikës në Shtetet e Bashkuara, duket se ka plotësuar dëshirën e saj më të madhe: shfaqjen e klipit në M...

12:35

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI