Flash

Bleona realizon ëndrrën, por në "pleqëri"

Lapsi.al 13 October 2015
Bleona realizon ëndrrën, por në "pleqëri"

Këngëtarja shqiptare e cila prej 6 vitesh i është futur muzikës në Shtetet e Bashkuara, duket se ka plotësuar dëshirën e saj më të madhe: shfaqjen e klipit në MTV! Kanali i famshëm muzikor ka pranuar e po transmeton videon e saj të re "Take you Over", ndërsa Bleona ndihet më e realizuar se kurrë.

Të jesh në Music Television, sot e kësaj dite nuk konsiderohet ndonjë arritje e madhe. Po të kemi parasysh mënyrat virtuale të shpërndarjes së këngës, braktisjes së mediave tradicionale dhe përqëndrimit tek 'youtube' e rrjetet sociale, prania e Bleonës në MTV duket e papërfillshme.

Vetëm 500 mijë shikime në youtube, por ama në MTV! Ëndrra e rinisë së këngëtares 36-vjeçare tashmë është realitet dhe kur themi iu realizua në pleqëri, kemi parasysh thjesht karrierën që ajo mban mbi supe, pasi fizikisht duket më e re se ndonjëherë!

Të këshilluara

Fevziu i rrëmben dorezat Berishës

Portieri i kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha, i ka dhuruar Blendi Fevziut dorezat e tij gjatë festës pas fitores ndaj Armenisë në dh...

08:42

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI