Flash

“10 mijë USD nata”/ Rrëfimi i eskortës: Fluks kërkesash gjatë Kupës së Botës 

Lapsi.al 31 May 2026

Kupa e Botës do të mbledhë lojtarët më të mirë të futbollit në botë në Nju Jorkut... por edhe punonjëset e seksit po përpiqen “të bëjnë gol”.

The New York Post” shkruan se eskortat thonë se po përjetojnë një rritje të numrit të rezervimeve përpara mbërritjes së 1.2 milionë tifozëve të futbollit nga e gjithë bota, të cilët pritet të dynden në stadiumin MetLife, i cili do të presë 8 ndeshje duke filluar nga 13 qershori, përfshirë edhe finalen e 19 korrikut.

Një eskortë nga Bruklin, e cila foli për “The Post” në kushte anonimiteti tha se kërkon deri në 10,000 dollarë për një ditë të plotë të shërbimeve të saj të përqendruara në seks të çrregullt. Ajo shtoi se është e mbingarkuar nga kërkesat për seanca që lidhen me aktivitetet e Kupës së Botës në zonën e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

“Kam marrë shumë kërkesa të reja nga klientë”, - tha për “The Post” 31-vjeçarja, e cila ofron seanca me vlerë 800 dollarë në orë.

Ajo shton se profilet e saj online kanë pësuar një rritje me 3 herë më shumë. Sipas saj ka edhe shumë çifte që kërkojnë një marrëdhënie treshe. “Çuditërisht, kam pasur një rritje të kërkesave nga çifte. Zakonisht marr vetëm një kërkesë për klientë të rinj në muaj. Kam marrë 25 kërkesa muajin e fundit”, - tha ajo.

Ajo sqaron se ka një listë të qëndrueshme klientësh, por tani po pranon oferta nga turistët për çmimin e duhur. “Paraja është gjithçka dhe nëse dikush do të jepte çmimin e duhur për pothuajse çdo gjë, do ta bëje, apo jo?” - tha ajo.

“Nëse dikush do të vinte për Kupën e Botës dhe do të ishte shuma e duhur e parave dhe një shërbim që do të më interesonte ta bëja, sigurisht që do ta bëja”, tha ajo.

Ndërsa një eskortë nga Nju Xhersi, e njohur si “Spice V”, i tha “The Post” se ajo tashmë ka nisur të marrë depozita prej 3,000 dollarësh nga turistët e futbollit.

“Qershori mbaron shpejt”, tha Spice, duke shtuar, “Ka një pritshmëri të lartë për të qenë menjëherë e disponueshme sapo të mbërrijë një klient. Unë jam në pritje.”

Spice tha se ajo tashmë ka siguruar dy klientë nga Evropa, përfshirë një nga Londra, dhe ka një klient tjetër që do të vijë për lojërat nga Kolorado. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Studimi: Këto ushqime të heqin mërzinë

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen. Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj këshillohet që të...

16:50

Palma e Artë/ Rumuni Mungiu triumfon në Festivalin e Kanës

19 vite pas suksesit historik me “4 Muaj, 3 Javë dhe 2 Ditë”, rumuni Mungiu fiton sërish çmimin më të madh në Festivalin e Kanës me një film që trajton akuzat përplasjen kulturore mes emigrantëve lindorë dhe botës perendimore

14:28

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI