Flash

Plasin polemikat për Ferrarin e ri elektrik: As kinezët nuk do ta kopjonin këtë

Lapsi.al 28 May 2026

“Luce”, Ferrari i ri, automjeti i parë elektrik i prodhuesit italian të makinave, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Kompania e prezantoi modelin e ri para 1600 klientëve të hënën dhe të martën në një aktivitet në Romë.

Luce, që do të thotë "dritë" në italisht, kushton 550 000 euro, ka një motor elektrik për secilën rrotë dhe është i aftë të përshpejtojë nga zero në 100 km/orë në 2.5 sekonda. Pesha e tij është 2,260 kg me një shpejtësi maksimale prej 310 km/orë, ndërsa fuqia totale arrin 1,035 kf. 

Bateria ka një kapacitet prej 122 kWh dhe është zhvilluar nga Ferrari, me një autonomi të vlerësuar deri në 530 km. Megjithatë, dizajni, i drejtuar nga ish-kdrektori ekzekutiv i Apple, Jony Ive, në bashkëpunim me Marc Newson, ka shkaktuar reagime negative, pasi kjo makinë është ndryshe nga çdo gjë që Ferrari ka ndërtuar në të kaluarën.

“Pyes veten se çfarë do të thoshte Enzo Ferrari”

Pati reagime të forta në mediat sociale nga shumë përdorues, ndërsa çmimi i aksioneve të Ferrarit ka rënë me 8%. Ngjyra blu e përdorur në eventin e lançimit të modelit elektrik çoi në krahasime me “Nissan Leaf”, një makinë elektrike e prodhuar në masë që kishte një nuancë të ngjashme, por që kushtonte vetëm 37,000 euro.

“Nga një këndvështrim estetik, flet vetë", - shkroi Matteo Salvini, ministri i transportit i Italisë dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord, në X. Duke iu referuar themeluesit të prodhuesit të makinave, ai shtoi: "Pyes veten se çfarë do të thoshte Enzo Ferrari."

“As kinezët nuk do ta kopjonin këtë makinë”

Ish-drejtori ekzekutiv i Ferrarit për 23 vjet deri në vitin 2014, 78-vjeçari Luca di Montezemolo u shpreh: "Nëse do të thoja atë që mendoj vërtet, do të dëmtoja Ferrarin. Ne rrezikojmë të shkatërrojmë një legjendë dhe më vjen shumë keq për këtë. Shpresoj të paktën që ta heqin "Cavallino Rampante" (logoja e Ferrarit) nga kjo makinë. As kinezët nuk do ta kopjonin këtë makinë", shtoi ai.

Papa Leoni XIV pati gjithashtu mundësinë ta shihte modelin nga afër. Gjatë eventit në Castel Gandolfo pranë Romës, ku presidenti aktual i Ferrarit, John Elkann dhe drejtuesit e kompanisë prezantuan automjetin, Papa u ul pas timonit ndërsa Elkann shpjegoi funksionet e makinës.

Pavarësisht kritikave të ashpra në internet, drejtori ekzekutiv aktual i Ferrarit, Benedetto Vigna, e mbrojti modelin e ri duke vënë në dukje se ka një "interes të fortë" për modelin e saj të ri elektrik si nga klientët e rinj ashtu edhe nga ata ekzistues. "Ferrari do të ofrojë shifra të sakta mbi porositë në korrik, kur të publikojë rezultatet e tremujorit të dytë", - shtoi ai.

Sigurisht, pilotët e Ferrarit në Formula 1, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, nuk mund të mos e provonin vetë Luce-n. Leclerc pohoi se dizajni është "shumë, shumë i ndryshëm nga çdo gjë që kemi parë nga Ferrari në të kaluarën". 

Piloti 28-vjeçar nga Monako e përshkroi atë si "shumë futurist, është shumë tipike për Ferrarin të shikojë drejt së ardhmes dhe të sjellë risi". Hamilton vlerësoi vëmendjen ndaj detajeve dhe e përshkroi makinën si "shumë Ferrari".

Përtej dizajnit, kampioni shtatë herë i botës në F1 theksoi se: "furnizimi me fuqi është i mahnitshëm. Ndihesh i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës, edhe kur je duke kaluar nëpër kthesa". ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

Studimi: Këto ushqime të heqin mërzinë

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen. Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj këshillohet që të...

16:50

Palma e Artë/ Rumuni Mungiu triumfon në Festivalin e Kanës

19 vite pas suksesit historik me “4 Muaj, 3 Javë dhe 2 Ditë”, rumuni Mungiu fiton sërish çmimin më të madh në Festivalin e Kanës me një film që trajton akuzat përplasjen kulturore mes emigrantëve lindorë dhe botës perendimore

14:28

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI