Flash

Studimi surprizues: Dëgjimi i grave ndryshon gjatë ciklit menstrual

Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual janë lidhur prej kohësh me simptoma si lodhja, ndryshimet e humorit apo dhimbjet e kokës, por ky studim i ri zbulon edhe një ndryshim tjetër...

Lapsi.al 27 May 2026

Ky studim zbulon diçka surprizuese: Dëgjimi i grave ndryshon
Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual janë lidhur prej kohësh me simptoma si lodhja, ndryshimet e humorit apo dhimbjet e kokës. Por , studiuesit po zbulojnë edhe një efekt më pak të njohur, faktin që hormonet mund të ndikojnë edhe te mënyra si dëgjojmë.

Sipas studimeve të fundit të cituara nga BBC, dëgjimi tek gratë duket se ndryshon gjatë muajit, në varësi të niveleve hormonale. Studiuesit kanë vënë re se përpunimi i tingujve dhe ndjeshmëria ndaj tyre luhatet gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual, ndërsa pas menopauzës ndryshimet bëhen edhe më të dukshme.

Ky studim zbulon diçka surprizuese: Dëgjimi i grave ndryshon

Ndryshe nga burrat, tek të cilët dëgjimi zakonisht përkeqësohet gradualisht me kalimin e viteve, tek gratë janë vërejtur luhatje mujore që lidhen me hormonet, veçanërisht estrogjenin.

Një ekip studiuesish amerikanë analizoi mënyrën se si veshi dhe truri përpunojnë tingujt, duke studiuar aftësinë për të dalluar pauza shumë të shkurtra mes dy tingujve. Rezultatet treguan se gratë me nivele më të larta estrogjeni kishin ndjeshmëri më të madhe ndaj tingujve, sidomos pak para ovulimit.

Ky studim zbulon diçka surprizuese: Dëgjimi i grave ndryshon

Kjo do të thotë se dëgjimi mund të jetë më “i mprehtë” në periudha të caktuara të muajit. Edhe pse kërkimet janë ende në fazat e para dhe rezultatet nuk janë publikuar zyrtarisht, studiuesit besojnë se hormonet mund të luajnë një rol më të madh nga sa mendohej deri tani.

Sipas autores kryesore të studimit, studiueses Anhelina Bilokon nga Universiteti i Maryland College Park, kjo fushë është studiuar pak sepse kërkon kohë dhe është më komplekse për t’u analizuar. Megjithatë, ajo shpreson që kërkimet e ardhshme të ndihmojnë në personalizimin e trajtimeve për problemet e dëgjimit tek gratë.

Ky studim zbulon diçka surprizuese: Dëgjimi i grave ndryshon

Zbulimi i lidhjes mes hormoneve dhe dëgjimit mund të hapë rrugën për mënyra të reja diagnostikimi dhe trajtimi, duke treguar edhe një herë se sa shumë ndikim kanë hormonet në trupin dhe funksionet tona të përditshme. /anabel 

Të këshilluara

Studimi: Këto ushqime të heqin mërzinë

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen. Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj këshillohet që të...

16:50

Palma e Artë/ Rumuni Mungiu triumfon në Festivalin e Kanës

19 vite pas suksesit historik me “4 Muaj, 3 Javë dhe 2 Ditë”, rumuni Mungiu fiton sërish çmimin më të madh në Festivalin e Kanës me një film që trajton akuzat përplasjen kulturore mes emigrantëve lindorë dhe botës perendimore

14:28

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI