Flash

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës zgjat me 3 muaj hetimet

Lapsi.al 16 July 2026

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Sipas vendimit, shtyrja e hetimeve është bërë pasi nevojiten veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, avokati i autorit të dyshuar, Elvis Shkambi, ka reaguar duke kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit që gjyqtari i ndjerë të shpallet "Dëshmor i Atdheut".

Sipas avokatit, nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme për një vendim të tillë, pasi çështja penale nuk ka përfunduar ende me një vendim të formës së prerë që përcakton fajësinë. Ai argumenton se, në kushtet kur procesi gjyqësor është ende në zhvillim dhe nuk ka një vendim përfundimtar, propozimi për shpalljen e Astrit Kalajës "Dëshmor i Atdheut" nuk mbështetet në kriteret ligjore.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI