Flash

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi

Lapsi.al 16 July 2026

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për një marrëveshje të re për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se dokumenti nuk është vetëm i saj, por është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së.Sipas Spiropalit, një marrëveshje e re nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe të shoqërisë.

“E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali. Spiropali tha se të rinjtë janë në pararojë të kërkesave për ndryshim dhe se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë mundësinë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.

“Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI