Flash

Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 16 July 2026

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni. Policia bën me dije se armët janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni. Vihet në pranga 21-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesën e tij, në fshatin Trush.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI