Flash

Mbyllet protesta e 46-të/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: O milet, Rama ka siklet!

Lapsi.al 16 July 2026

Mbrëmjen e djeshme u mbyll dita e 46 radhazi e protestës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Ashtu si çdo mbrëmje, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin "Skënderbej", marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime, dhe më pas vijuan protestën në rrugët kryesore të kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit para selisë së qeverisë, protestuesit nisën marshimin drejt Parlamentit. Ata kaluan në zonën e 9-Katësheve dhe Tajvanit, për t'u rikthyer sërish në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë Kryeministrisë.

Gjatë gjithë marshimit u dëgjuan thirrje si "O milet, Rama ka siklet!", "Rama, jep dorëheqjen!", "Shqipëria kërkon revolucion", "Ju erdhi fundi!" dhe "Rama n'burg, Berisha n'burg", slogane që prej javësh shoqërojnë protestat e përditshme.

Edhe këtë mbrëmje, folësit ritheksuan se kauza e protestës mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i qeverisë dhe ndryshimi i klasës politike. Ata u ndalën edhe te zhvillimet e fundit në Bruksel, ku çështja e projektit të Zvërnecit u diskutua gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Sipas protestuesve, fakti që Komisioni Europian kërkoi respektimin e standardeve mjedisore tregon se shqetësimet e ngritura prej tyre kanë marrë tashmë jehonë edhe në institucionet europiane. Në përfundim të marshimit, qytetarët u rikthyen para godinës së Kryeministrisë, ku paralajmëruan se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI