Flash

Digjet biznesi në qendër të Elbasanit, dyshohet për shkëndijë elektrike

Lapsi.al 16 July 2026

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Zjarri është konstatuar në ambientet e brendshme të dyqanit, ndërsa dyshohet paraprakisht se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e një prej pajisjeve që ndodhej në përdorim.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë, duke shmangur përhapjen e tyre në objektet përreth. Megjithëse dëmet materiale në biznes janë të konsiderueshme, fatmirësisht dy bizneset ngjitur, një pikë këmbimi valutor (exchange) dhe një agjenci udhëtimi, nuk kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI