Flash

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Lapsi.al 16 July 2026

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe debate të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratave kërcënuese të zyrtarëve serbë për Kosovën.

Deputeti Redi Muçi, i pari që mori fjalën, akuzoi kryeministrin Edi Rama për heshtje të pajustifikueshme përballë kërcënimeve për "spastrim etnik".

Muçi solli në vëmendje deklaratat e ministres serbe, Snežana Paunović, e cila ka paralajmëruar spastrim etnik në Kosovë, si dhe mbështetjen e shprehur nga Ivica Daçiç për këtë qëndrim.

"Çfarë pret kryeministri për të reaguar për deklaratën e ministres serbe dhe mbështetjes së dhënë ndaj kësaj deklarate nga Daçiç, ndërsa Kosova e ka shpallur zonjën non grata. Spastrimi etnik është shpallur krim kundër njerëzimit. Deklarata të tilla shoviniste shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ku shkruhet se mbrohen të drejtat e popullit shqiptar që jetojnë jashtë saj.Nëse Rama nuk mban qëndrim për këtë deklaratë, për çfarë do të mbajë? u shpreh Muçi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI