Flash

Trump i kërkon ambasadores amerikane në Athinë të japë dorëheqjen

Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, është përballur me një sërë raportimesh komprometuese, përfshirë pretendimin se i kishte kërkuar një donatori republikan t’i shlyente borxhin e kartës së kreditit.

Lapsi.al 13 October 2026

Trump i kërkon ambasadores amerikane në Athinë të japë

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Kimberly Guilfoyle të japë dorëheqjen nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi, pas një sërë raportimesh komprometuese, përfshirë pretendimin se ajo i kishte kërkuar një donatori republikan t’i shlyente borxhin e kartës së kreditit, deklaroi të martën sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari mbi statusin e Guilfoyle, sekretarja e re për shtyp e Trump, Katie Zacharia, deklaroi: “I kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë një aset shumë i vlefshëm për ekipin dhe i urojmë gjithë të mirat”.

Një ditë më parë, të hënën, Trump kishte deklaruar se po “shqyrtonte” mundësinë e shkarkimit të Guilfoyle.

“Nuk jemi të kënaqur”, kishte thënë ai.

As Guilfoyle dhe as avokati i saj nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment.

Një donator republikan, Eric Deters, i kishte deklaruar fillimisht The Wall Street Journal se Guilfoyle i kishte kërkuar t’i transferonte 100 mijë dollarë për të shlyer detyrimet e kartës së saj American Express, pak përpara seancës së konfirmimit të saj në Senat, në korrik të vitit 2025.

Sipas mesazheve që Deters i ka vënë në dispozicion The New York Times, Guilfoyle i kishte premtuar se do të ishte aleatja e tij besnike në rrethin politik të Trump, nëse ai do t’i dërgonte paratë.

Guilfoyle ka qenë më parë e fejuar me djalin e madh të presidentit, Donald Trump Jr., dhe ishte ndër ambasadoret e para të propozuara gjatë mandatit të dytë presidencial të Trump./ New York Times

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI