Flash

SPAK godet trafikantët e njerëzve: 7 masa sigurimi, mes të arrestuarve dhe dy policë

Lapsi.al 13 October 2026

SPAK godet trafikantët e njerëzve: 7 masa sigurimi, mes të

SPAK-u ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 7 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj nëpër Shqipëri, drejt Malit të Zi. Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, 6 persona janë lënë në arrest me burg, ndërsa për një shtetase është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Sipas hetimeve, grupi organizonte transportimin e shtetasve të huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës. Më pas, ata transportoheshin drejt Hanit të Hotit, në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Hetimet kanë evidentuar disa episode të kësaj veprimtarie gjatë muajve maj-korrik 2024, ku dyshohet se janë transportuar dhjetëra shtetas të huaj.

Në këtë aktivitet dyshohet se janë përfshirë edhe dy punonjës të Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror. Sipas SPAK-ut, dy efektivët dyshohet se kanë kryer veprime aktive për kalimin e emigrantëve drejt kufirit me Malin e Zi. Në kuadër të operacionit janë ushtruar edhe 11 kontrolle personale dhe banesash, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI