
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas përplasjeve mes studentëve dhe forcave të policisë gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Nw njw mesazh video nga protesta, Qori akuzoi qeverinë se u ka mohuar të rinjve perspektivën në Shqipëri dhe se tani po përdor dhunën ndaj tyre.
“Kjo palo qeveri - që i ka lënë të rinjtë pa të ardhshme, që i përzë nga vendi si të ishim në gjendje lufte - ka edhe paturpësinë që t’i rrahë studentët”, deklaroi Qori.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve në protestë kundër qeverisë.
“I gjithë populli shqiptar duhet të ngrihet në këmbë bashkë me studentët. O sot, o kurrë! Mor po sot!”, thotë kreu i Lëvizjes Bashkë. Shikoni videon më poshtë: