Flash

Trajtim hormonal për transgjinorët në QSUT/ Këshilli Ndërfetar: Duhet transparencë

Lapsi.al 29 May 2026

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i cili përbëhet nga udhëheqësit e 5 komuniteteve tradicionale fetare në vend ka reaguar me një deklaratë të përbashkët mbi atë që quhet Udhëzuesi i Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.

Komuniteti Mysliman, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore thonë se “çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar”.

Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:

- Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;

- Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;

- Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;

- Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.

Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.

Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI