Flash

Goditet organizata kriminale italo-shqiptare, 7 të arrestuar

Lapsi.al 29 May 2026

Një operacion kundër trafikut të drogës, ka çuar në arrestimin e disa personave.

Autoritetet italiane ka goditur në organizatë kriminale shqiptare që operonte në trafikun e drogës. Autoritetet kanë ndërhyrë në lagjet magliana dhe Trullo të Romës.

Hetimet kanë zbuluar kontaktet e nivelit të lartë të sindikatës, e aftë për të trajtuar dërgesa të mëdha droge duke u marrë drejtpërdrejt me furnizuesit në Amerikën e Jugut për dërgesa ajrore, me kartele të fuqishme shqiptare që veprojnë në Italinë Veriore dhe me figura kryesore të krimit të organizuar romak dhe klaneve kalabreze, njoftojnë autoritetet italiane.

Gjithashtu theksohet se organizata operonte edhe në trafikun e prostitucionit.

Deri tani janë kryer 7 arrestime dhe u sekuestruan pasuri me vlerë qindra mijëra euro, armë, municione dhe sasi droge.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI