Flash

Terapi hormonale për transgjinorët/ Reagon Komuniteti Mysliman: Shqetësuese!

Lapsi.al 29 May 2026

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale, duke shprehur shqetësim të thellë për përmbajtjen, veçanërisht pjesën ku parashikohet që terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç.

Në qëndrimin e tij publik, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se ka mbajtur më herët një qëndrim kundër ligjit për barazinë gjinore dhe se mbetet koherent në kundërshtimin edhe të “derivateve” të tij, siç e cilëson udhëzimin e fundit.

Sipas deklaratës, çështje të tilla konsiderohen shumë delikate pasi prekin zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve, ndaj çdo vendimmarrje institucionale në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal dhe përgjegjësi të lartë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtim ndaj çdo qasjeje që, sipas tij, hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të hershme, duke argumentuar se të miturit nuk duhet të përballen me vendime me pasoja afatgjata në një periudhë kur identiteti i tyre është ende në formim.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm, ndërsa shoqëria nuk duhet të normalizojë praktika që krijojnë, sipas tyre, paqartësi dhe tension social në raport me familjen dhe edukimin e brezave të rinj.

Në përfundim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe aktorëve të tjerë shoqërorë që çështje të tilla të trajtohen me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare, duke theksuar se qëndron pranë shqetësimeve të shumë prindërve dhe besimtarëve për mbrojtjen e vlerave familjare dhe ndjeshmërisë morale e kulturore të shoqërisë.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI