Flash

Berisha takon nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Lapsi.al 29 May 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Republikës së Italisë, Eugenio Zoffili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë pamje nga takimi, teksa thekson se fokusi i bisedës ishin zhvillimet politike në vend dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam mbi zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe proceseve të lira zgjedhore. U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta dhe të pavarura në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor”,-thekson Berisha.
Në takim mori pjesë edhe Fatmir Mediu, deputet dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe Sention Zotaj, nënkryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI