
Një tërmet me magnitudë 3.1 u regjistrua mëngjesin e sotëm pranë Korçës. Lëkundjet u shënuan në orën 09:36, me epiqendër rreth 7 kilometra në jug-juglindje të qytetit. Tërmeti kishte një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.