Flash

Suki Waterhouse flet për lidhjen me Bradley Cooper: “Ishte një katastrofë”

Lapsi.al 3 November 2026

Suki Waterhouse flet për lidhjen me Bradley Cooper: “Ishte një

Modelja dhe këngëtarja Suki Waterhouse ka folur për herë të rrallë për marrëdhënien e saj të kaluar me aktorin Bradley Cooper, duke e përshkruar atë si një histori që përfundoi në “katastrofë”.

Në një intervistë për The Sunday Times, 34-vjeçarja u rikthye te marrëdhëniet e saj të mëparshme, ndërsa foli edhe për lidhjen e lumtur që ka ndërtuar me aktorin Robert Pattinson.

Pa përmendur drejtpërdrejt emrin e Cooper, me të cilin ishte në një lidhje nga viti 2013 deri në vitin 2015, Waterhouse pranoi se marrëdhëniet e saj të mëparshme nuk kishin përfunduar mirë.

“Para tij, kisha pasur vetëm marrëdhënie që zgjasnin deri në dy vjet dhe, nëse arrinin në atë pikë, përfundonin në katastrofë”, u shpreh ajo.

Waterhouse kujtoi gjithashtu periudhën e vështirë pas ndarjes nga aktori, kur vendosi të izolohej në apartamentin e saj në Notting Hill dhe të largohej nga modelingu, një karrierë që në atë kohë kishte filluar ta kufizonte.

Ajo tregoi se kishte kaluar një periudhë depresive, por arriti t’i shndërronte emocionet dhe përjetimet e saj në frymëzim për muzikën.

“Fillova të ndihesha sikur duhej të gjeja një rrugëdalje, përndryshe do të mbytesha. E kujtoj patjetër një periudhë kur ndihesha mjaft e dëshpëruar, por i kanalizova ato ndjenja përmes shkrimit”, rrëfeu këngëtarja.

Waterhouse dhe Cooper, i cili është 17 vite më i madh se ajo, u lidhën kur modelja ishte vetëm 21 vjeçe. Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të diferencës së konsiderueshme në moshë.

Në një intervistë të mëparshme për British Vogue, në vitin 2024, ajo kishte pranuar se ndarja kishte lënë gjurmë të thella tek ajo dhe se i ishin dashur vite për të kapërcyer atë periudhë.

“Kur diçka shumë publike ndodh me ty dhe historia që qëndron pas saj është e errët dhe e vështirë, ndërkohë që ti nuk je mirë dhe nuk mund t’ia shpjegosh botës, kjo të bën të ndihesh shumë e izoluar”, kishte deklaruar ajo.

Sot, këngëtarja ndan jetën me aktorin e “Twilight”, Robert Pattinson. Çifti, i cili nisi romancën në vitin 2018, mirëpriti fëmijën e tyre të parë në mars 2024.

Duke folur për marrëdhënien e tyre, këngëtarja u shpreh se është e befasuar nga lumturia që ka gjetur pranë aktorit të “Twilight”.

“Është pothuajse një dekadë dhe kjo është diçka e bukur. Nuk mund ta besoj që e kam këtë në jetën time dhe që jam kaq e lumtur”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI