Flash

I riu shqiptar vret nënën në Itali, detaja nga krimi i rëndë

Lapsi.al 3 November 2026

I riu shqiptar vret nënën në Itali, detaja nga krimi i

Komuniteti i qytetit të Chiarit në Itali vijon të jetë në shok pas vrasjes së 39-vjeçares shqiptare Meleqe Lusha, për të cilën dyshohet se autor është djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin së bashku, ndërsa viktima dyshohet se u godit për vdekje me thikë.

Mediat italiane shkruajnë se pas tragjedisë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e 39-vjeçares dhe tronditjen e komunitetit. Ai e ka përshkruar shqiptaren si një grua të përkushtuar dhe punëtore, e cila pas ndarjes nga bashkëshorti kishte marrë përsipër e vetme rritjen e djalit të saj.

Meleqe Lusha punonte në Spitalin Civil të Breshias dhe sipas kryebashkiakut, kishte mbështetjen e katër vëllezërve të saj, të cilët punonin në sektorin e ndërtimit. Edhe djali i saj ishte rritur dhe shkolluar në Chiari, ndërsa nuk rezultonte të kishte pasur më parë probleme apo sjellje shqetësuese të raportuara në komunitet.

Pas ngjarjes, 21-vjeçari ishte larguar nga banesa në rrugën Tagliata, por më vonë ishte paraqitur vetë te Karabinierët në Kremona. Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë dhe për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vrasjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI