Flash

Protestat/ Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë

Lapsi.al 3 November 2026

Protestat/ Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i parashikuar të mbahej në datat 11–15 nëntor, është shtyrë për në muajin dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila ka sqaruar se vendimi është marrë për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë.

Në njoftimin drejtuar botuesve, ekspozuesve dhe lexuesve, organizatorët bëjnë me dije se, pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues, kanë vlerësuar se zhvillimi i panairit në datat e planifikuara nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve.

Shqetësim i veçantë, sipas organizatorëve, është pjesëmarrja e të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të këtij aktiviteti.

Panairi do të zhvillohet brenda muajit dhjetor, ndërsa datat e reja do të bëhen të ditura në ditët në vijim. 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI