Flash

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet Policisë Kufitare

Lapsi.al 31 May 2026

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare kanë konstatuar në Ksamil një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke hyrë në zonën e përcaktuar për notim. Sipas policisë, pas konstatimit, drejtuesit të mjetit iu dha sinjali për të ndaluar me qëllim kryerjen e verifikimeve të nevojshme, por ai nuk iu bind urdhrit të efektivëve të Policisë Kufitare.

Për këtë shkelje, autoritetet kanë vendosur bllokimin e mjetit lundrues për një periudhë 60-ditore, ndërsa pronari i tij, shtetasi A.M., banues në Ksamil, është ndëshkuar me masë administrative prej 500 mijë lekësh. Nga verifikimet paraprake rezulton se biznesi në pronësi të tij disponon dhe përdor edhe 10 mjete të tjera lundruese, të cilat aktualisht po i nënshtrohen kontrolleve nga strukturat përkatëse. Burime nga Policia Kufitare bëjnë me dije se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë çdo ditë gjatë sezonit turistik, me fokus respektimin e rregullave të lundrimit dhe garantimin e sigurisë së pushuesve në zonat e notimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI