Flash

Dhuna në Zvërnec, reagon ashpër qeveria greke: U godit një qytetar i yni

Lapsi.al 31 May 2026

Përplasjet në Zvërnec kanë shkaktuar edhe reagimin e qeverisë greke. Në një deklaratë zyrtare të ministrisë së jashtme të Greqisë thuhet se një shtetas grek u plagos rëndë në incidentet që ndodhën të shtunën, gjatë një proteste të banorëve kundër ndërtimit të një resorti turistik në një zonë të ndjeshme ekologjike. 

Ministria  e Jashtme greke thotë se ka protestuar pranë qeverisë së Tiranës, duke kërkuar sqarim të rastit dhe llogaridhënie. Athina shpreh njëkohësisht shqetësimin e saj të fortë për incidentet dhe kujtoi se pajtueshmëria me acquis evropiane është një parakusht për procesin e pranimit të Shqipërisë. 

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet që ndodhën dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec, Shqipëri, gjatë një proteste nga banorët për të drejtat e tyre të pronës, përfshirë një shtetas grek i cili u plagos. Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t'i ofruar atij të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.

Ambasada e Greqisë në Tiranë po bën gjithashtu paraqitjet e nevojshme ndaj palës shqiptare, duke kërkuar një sqarim të plotë të incidentit dhe atribuimin e përgjegjësisë. Ne shënojmë në këtë kontekst përgjigjen e parë të Autoriteteve Shqiptare.

Ne nënvizojmë nevojën për respektim të plotë të sundimit të ligjit, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronës së anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si dhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kontekstin e përafrimit me acquis evropiane, përputhshmëria me të cilën është një parakusht për përparimin në procesin e pranimit” – thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Mediat më të mëdha në vendin fqinj si “Kathimerini” dhe “Protothema” i kanë kushtuar vëmendje të veçantë rastit. “Protestuesit theksojnë nevojën për të mbrojtur mjedisin natyror dhe kundërshtojnë planet e ndërtimit në një nga zonat më të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit shqiptar, pasi biodiversiteti i Pishë Poro - Nartës është i kërcënuar dhe bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të projekteve dhe që projekti të rishqyrtohet” – shkruan Protothema.

Sipas gazetës greke, zhvillimi i projektit thuhet se i është besuar kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila është e lidhur me struktura ndërkombëtare investimi që përfshijnë Jared Kushner, Ivanka Trump dhe biznesmenë nga Katari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI