Flash

Berisha: Raporti i IBAR-it nxori zbuluar Ramën, Ballukun dhe farsën elektorale

Lapsi.al 31 May 2026

Sali Berisha kundërshtoi pretendimet e bëra nga Edi Rama sot në podcastin e tij për procesin e integrimit. Berisha përsëriti se raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR, u miratua në Bruksel me ndryshime rrënjësore përshkak të korrupsionit qeveritar.

“Përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Lubi Balluku është përmendorja e zezë në atë dokument, farsa elektorale është përmendore tjetër e zezë në atë dokument, ndaj dhe ne shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare të cilat përmbysën atë raport dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha. 

Kreu i PD-së hodhi akuza në drejtim të Ramës edhe për menaxhimin e projekteve digjitale, kur komentoi Albanian Digital Solutions, kompaninë simotër të AKSHI-t. 

“Edi Rama për të vazhduar vjedhjet, krijoi një AKSH të ri që e quajti ‘Albanian Digital Solution’. Dua t’ju jap vetëm një shembull. Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro. Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private në të cilat ai, i pangopur vjedh qindra e qindra milionë euro”, tha kreu i PD.

Një tjetër arsye të cilën e rendit si pengesë për aspiratën europiane.

“Me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, se Shqipëria dixhitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë”, përfundoi Berisha.

Edhe më herët, Berisha ka mohuar që opozita të jetë bërë pengesë për procesin e integrimit. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI