Flash

Shoqërohen në polici disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Lapsi.al 1 September 2026

Një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj është shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë.

Shoqërimi i tij është bërë pas tensioneve mes protestuesve që rrethuan kryeminitrinë dhe forcave të rendit të dislokuara në zonë.

Gjatë përplasjeve janë shoqëruar edhe edhe persona të tjerë, Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini. Ata janë shoqëruar me dhunë, ndërkohë Kujtim Gjini mësohet se ka plagë në dorë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI