Flash

PAMJET LIVE/ Përplasje në protestën para kryeministrisë, ndërhyn policia

Lapsi.al 1 September 2026

Është shoqëruar me tensione protesta e kësaj të marte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Protestuesit ndryshuan skenarin e protestës duke bllokuar njërën nga hyrjet e kryeministrisë pasi mësuan se në zyrë ndodhej kryeministri Edi Rama. 

Kjo ka bërë që policia të ndërhyjë, duke shtyrë protestuesit për t’i larguar nga godina qeveritare. 

Situata është tensionuar teksa protestuesit kanë vijuar grumbullimin dhe qëndrimin përpara Kryeministrisë.

Forcat e policisë janë vendosur në vijën e parë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe forcat “Shqiponja”. /Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI