
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka ndarë një mesazh për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Duke folur për mediat shqiptare ndërsa ndodhej në Mal të Zi, ku mori pjesë në Samitin e 13-të të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kos u shpreh se këto janë momente vendimtare për Shqipërinë, por ruajtja e këtij progresi është me rëndësi.
Sipas Komisioneres, Shqipëria do të marrë së shpejti një tjetër pagesë në kuadër të Planit të Rritjes.
Sa i përket situatës me protesta në Tiranë, Kos ndau një koment, duke nënvizuar se dialogu është e vetmja rrugë për të trajtuar pakënaqësitë e shoqërisë.
“Këto janë momente vendimtare që Shqipëria të ruajë ritmin në rrugën e saj drejt BE-së. Vendi ka zbatuar reformat me ritëm të lartë. Presim që deri në fund të vitit të mbyllen edhe disa kapituj të tjerë negociues. Shqipëria së shpejti do të marrë një tjetër pagesë në kuadër të Planit të Rritjes. Ruajtja e këtij progresi kërkon që vendi të bëhet bashkë. E vetmja rrugë përpëra është dialogu, ku të gjithë të ulen në tryezë për të trajtuar pakënaqësitë e shoqërisë. Duam të shohim Shqipërinë të vijojë të bëjë përparim të ndjeshëm drejt anëtarësimit në BE, duke siguruar që përfitimet të arrijnë te e gjithë shoqëria”,-është shprehur Kos.