Flash

Presidenti i Perugias Gaucci shpërthen: “Nëse bëhesh arbitër, ke probleme në jetë”

Alessandro Gaucci po paguan një çmim të lartë për shpërthimin e tij pas ndeshjes së kampionatit mes Vados dhe Perugias

Lapsi.al 14 October 2026

Presidenti i Perugias Gaucci shpërthen: “Nëse bëhesh

Alessandro Gaucci po paguan një çmim të lartë për shpërthimin e tij pas ndeshjes së kampionatit mes Vados dhe Perugias, e cila verën e kaluar u rikthye në pronësi të familjes Gaucci. Presidenti i klubit nga Umbria, që luan në Serie C, kishte deklaruar: “Duhet të kesh ndonjë problem në jetë që të bëhesh arbitër. Tani më janë sosur durimi. Ajo që pashë më bën të mendoj se arbitri ishte i njëanshëm”.

Dënimi për këto fjalë nuk vonoi të vinte. Gaucci u pezullua për tre muaj nga gjyqtari sportiv. “Një arbitër i dobët nuk do të mund të drejtonte as ndeshjet e fëmijëve në oborr” Një shpërthim i vërtetë kundër arbitrit dhe arbitrit të katërt për dy vendime: përjashtimin me karton të kuq të Papazovit pas vetëm gjashtë minutash dhe penalltinë e kërkuar, por të paakorduar, për një faull ndaj Van Amersfoort.

Perugia u mund nga Vado. Pas ndeshjes, Gaucci nuk u përmbajt: “Atë që pashë sot nuk e kam parë askund tjetër. Një arbitër i tillë nuk mund të jetë i paanshëm. Edhe sikur të më pezullojnë për 100 vjet, unë them atë që mendoj. Një arbitër i dobët nuk do të mund të drejtonte as ndeshjet e fëmijëve në oborr. Me sa duket, mbiemri i familjes sime vazhdon t’i bezdisë disa njerëz”. Më pas, ai shtoi edhe disa fjalë të tjera jo fort elegante.

Gaucci pezullohet deri në mesin e janarit 2027

Përgjigjja e ashpër e presidentit të ri të Shoqatës Italiane të Arbitrave (AIA), Francesco Massini, erdhi shpejt. Ai ritheksoi se shoqata qëndron në krah të zyrtarëve të ndeshjes të përfshirë në këtë çështje, duke shtuar se deklarata të tilla vetëm sa ushqejnë një klimë armiqësore ndaj arbitrave.

Gjyqtari sportiv e pezulloi presidentin Alessandro Gaucci deri më 13 janar 2027, duke i ndaluar të kryejë çdo aktivitet në kuadër të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), të mbajë poste federale dhe të përfaqësojë klubin në nivel federativ. Përveç kësaj, atij iu vendos edhe një gjobë prej 500 eurosh.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI