
Ka agravuar situata përgjatë rrugës së Durrësit, teksa i është vënë flaka një biznesi privat, Iute Credit.
Siç shihet nga pamjet, bizneski ka shpërthyer në flakë, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur kur godina ishte për rreth 30 minuta në flakë, duke rrezikuar edhe pallatet e bizneset e tjera aty pranë.
Edhe ditën e djeshme të njëjtit biznes i është vënë zjarri, si një shenjë revolte e zemërimi nga ana e studentëve.
Ndërkohë për shkak të protestës studentore, bizneset përgjatë rrugës së Durrësit kanë ulur qepenat, duke mos i hapur bizneset e tyre këtë të mërkurë ndërsa vijon aksioni studentor e reprazaljet e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate të dëmshme për njerëzit.