Flash

Dhuna e policisë ndaj studentëve, reagon Ambasada Gjermane

Ambasada gjermane shpërndan deklaratën e BE-së.

Lapsi.al 14 October 2026

Dhuna e policisë ndaj studentëve, reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ripostuar mesazhin e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë. 

Dhuna e policisë ndaj studentëve, reagon Ambasada Gjermane

Delegacionit të i Bashkimit Europian sot i ka ardhur goja për të thënë ndonjë kritikë kundër qeverisë.

Me anë të një deklarata BE ka dënuar dhunën policore. "Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi" thuhet në një deklaratë të kësaj selie diplomatike.

Sipas përfaqësisë së Brukselit në vendin tonë duhen inkurajuar "të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara."

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI