Flash

Hetimet/ Çifti Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka thirren në SPAK (VIDEO)

Lapsi.al 14 October 2026

Hetimet/ Çifti Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka thirren në

Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, aktualisht deputete e PS janë paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në fillim është paraqitur Artan Gaçi që nuk ka folur për arsyet për të cilat është thirrur në ambjentet e SPAK.

Pas tij është paraqitur në SPAK edhe Olta Xhaçka, ish-ministre e mbrojtjes. Edhe ajo nuk ka folur për gazetarët. Në media ka pasur raportime që çifti Gaçi-Xhaçka janë nën hetim në lidhje me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas opozitës, në qendër të hetimit janë transanksionet për trafikun e armëve.

 Gaçi ishte paraqitur në ambientet e SPAK-ut edhe pak ditë më parë, kur avokati i tij u tha gazetarëve se ish-deputeti ishte pyetur në cilësinë e personit nën hetim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI