Flash

Përralla e Sabah: Trajneri në pankinë falë… “Kush do të bëhet milioner?”

Në vitin 2000, Valdas Dambrauskas ishte një i ri lituanez pa shumë mundësi financiare, por me një objektiv të qartë: të bëhej trajner profesionist futbolli.

Lapsi.al 14 October 2026

Përralla e Sabah: Trajneri në pankinë falë…

Ndonjëherë, për të realizuar një ëndërr, duhet vërtet të provosh gjithçka, madje edhe një kuiz televiziv. Në vitin 2000, Valdas Dambrauskas ishte një i ri lituanez pa shumë mundësi financiare, por me një objektiv të qartë: të bëhej trajner profesionist futbolli. Pa një të kaluar si futbollist dhe me një buxhet të kufizuar, ai vendosi të rrezikonte dhe mori pjesë në emisionin “Kush dëshiron të bëhet milioner?” në vendin e tij, ku fitoi çmimin e madh.

Me ato para në xhep, ai udhëtoi drejt Anglisë së bashku me bashkëshorten për të studiuar në akademitë më të mira të Londrës, duke fituar përvojë në klube si Brentford, Fulham dhe Manchester United, e duke e nisur madje nga kategoria e nëntë e futbollit anglez.

Që nga ai moment nisi një udhëtim i gjatë dhe magjepsës nëpër Lituani, Letoni, Slloveni, Bullgari, Kroaci, Greqi, Qipro dhe Hungari, deri te suksesi i madh në Azerbajxhan, ku që në vitin e parë fitoi një “dopietë” historike dhe triumfuese, kampionatin dhe kupën kombëtare. Më pas arriti të kualifikohej në Champions League, ku këtë mbrëmje regjistroi fitoren e parë historike. Një histori e vendosmërisë së pastër, ose më mirë, një përrallë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI