
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin paraditen e sotme.
Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte akte dhune në përballjen e të rinjve me forcat e rendit, kanë nxitur sërish studentët të dalin sot në protestë.
Mesa duket një pjesë e tyre nuk kanë pritur orën 14:00 për të protestuar, por kanë dalë më herët, si rasti i studentëve të Mjekësisë që janë nisur në turmë drejt qendrës.