Flash

Policia turke operacion në një media, ndërpritet transmetimi! 11 të arrestuar

Lapsi.al 14 October 2026

Policia turke operacion në një media, ndërpritet transmetimi! 11

Policia turke bastisi selinë e kanalit të lajmeve pro-opozitar Halk TV, duke ndërprerë transmetimet e tij të drejtpërdrejta dhe duke arrestuar 11 persona.

Kanali i lajmeve i Halk dhe transmetimet e drejtpërdrejta në faqen e tij në YouTube ishin të dyja jashtë linje. Kjo ishte goditja më e fundit ndaj medias pro-opozitare dhe erdhi vetëm dy javë pasi autoritetet mbyllën faqen e internetit dhe llogaritë në mediat sociale të T24, një faqe kryesore dixhitale lajmesh, duke cituar “propagandën LGBT” të saj.

Në një deklaratë për mediat turke, prokurorët thanë se kishin lëshuar një urdhër arresti për 17 persona, 11 prej të cilëve ishin ndaluar si pjesë e një hetimi ndaj kryetarit të Halk, Cafer Mahiroğgu, nën dyshimin për “ryshfet”, “manipulim të tenderëve” dhe “pastrim parash”. 

Thuhej se kompanitë në bashkëpronësi ose të menaxhuara nga Mahiroglu ishin sekuestruar dhe se autoritetet kishin vënë në krye të tyre një administrator të emëruar nga qeveria.

Nga gjashtë personat e mbetur të përmendur në urdhër-arrest, katër ishin jashtë vendit, njëri ishte në një qendër korrektuese dhe i fundit ishte ende në kërkim, tha ajo. Mahiroglu nuk ishte midis të ndaluarve pasi jeton jashtë vendit.

Vitin e kaluar, Halk TV, i cili është përballur me sanksione të përsëritura nga rregullatori i transmetimeve të Turqisë, u kërcënua me mbyllje të mundshme për shkak të tonit të tij kritik ndaj qeverisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI