Flash

Plagoset me armë zjarri një 54-vjeçar, transportohet në spital

Lapsi.al 14 October 2026

Plagoset me armë zjarri një 54-vjeçar, transportohet në

Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Josif Pashko”.

I plagosuri, shtetasi me inicialet G. A., është paraqitur për ndihmë mjekësore në një spital shtetëror dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI