Flash

Grabitje me armë zjarri në Elbasan, policia identifikon dhe shpall në kërkim tre autorët

Lapsi.al 14 October 2026

Grabitje me armë zjarri në Elbasan, policia identifikon dhe shpall

Policia ka zbardhur vjedhjen me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Tre persona janë identifikuar, mes tyre nje vajze dhe jane shpallur në kërkim, ndërsa pronari i automjetit të braktisur prej tyre është vënë nën hetim. Policia ka kontrolluar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas është braktisur. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një thikë dhe një fenelinë.

Njoftimi:

Elbasan/Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 12.10.2026, në lagjen “5 Maji”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorë të dyshuar të vjedhjes me armë. Vihet në hetim pronari i automjetit që braktisën autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.

Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që braktisën autorët. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast kriminal dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI