Flash

Shikoni PAMJET/ Dhuna në Zvërnec, protestë në Tiranë: Shqipëria nuk shitet!

Lapsi.al 31 May 2026

Qindra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të diele para ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Protesta e tyre erdhi pas ngjarjes së ditës së djeshme në Zvërnec, ku protestuesit u dhunuan nga rojet private të sigurisë. 

Protestuesit bënë thirrje për mbështetje dhe reagim të fuqishëm qytetar, ndërsa kërkojnë zgjedhjen e kësaj situate nga ana e insitucioneve përgjegjëse.

Aktivisti, Taulant Binaj u shpreh gjatë protestës e cila po zhvillohet në kryeqytet se Shqipëria nuk shitet. Sipas tij, qeveria me ligjet e miratuara prej saj duan që zonat e mbrojtura përfshirë Rrjollin, Kune Vini, Patokun, Karavastanë, Vjosë Nartën, Butrintin t'i shesin.

"Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në 90. Atëherë kur u mblodhën në shes për të rrëzuar statujën. Janë idealet e lëvizjes së dhjetorit. Po ato idealet e  atdhedashurisë. Të gjithë përfaqësuesit e klasave politike, kam këndvështrimin si ekspert i mjedisit.

Prej 2014 një trajtim i mjedisit si një plaçkë për tu shitur. Shoh që gjithçka ne kemi bërë në shumë vite, shpalljen e zonave të mbrojtura përfshi Rrjollin, Kune Vini, Patokun, Karavastanë, Vjosë Nartën, Butrintin, të gjitha duan të na i marrin duan të na i shesin.

Nuk kanë për ti marrë. Ngjarja më e fundit në këtë strategji kundër natyrës, ka qenë ai ligj i turpshëm i 2024 për zonat e mbrojtura. Skandal i bërë me hile. Qeveria u fsheh pas një grupi deputetësh, Shqipëria u nda me atë ligj për tu shitur. 

Këtë ligj kërkonin oligarkët, që kontrollojnë gjithçka. Kjo nuk është një betejë vetëm për Zvërnecin. Kjo është një betejë për gjithë Shqipërinë. Shqipëria nuk shitet. Prandaj jemi këtu" - tha Binaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI