Flash

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

Mehmeti, mesazh për Maran para listës. Gol kundër Arsenal, por Ipswich eliminohet: spektakël në EFL Cup

Nga Portman Road te Anfield: gola, përmbysje dhe drama në një natë ku favoritët mbijetuan, ndërsa surprizat mbetën pjesë e bukurisë së Kupës.

Lapsi.al 15 September 2026

Nga Portman Road te Anfield: gola, përmbysje dhe drama në një natë ku favoritët mbijetuan, ndërsa surprizat mbetën pjesë e bukurisë së Kupës. EFL Cup nuk zhgënjen. Pesë ndeshje, 16 gola dhe histori të ndryshme: nga goli i Anis Mehmetit kundër Arsenal, te spektakli Liverpool–Tottenham dhe drama e Peterborough me Barnsley. Një natë ku emrat e mëdhenj kalojnë, por jo pa u provuar.

Kur Kupa hap derën, hierarkitë nuk zhduken… por lëkunden. Dhe nata e EFL Cup e tregoi sërish këtë. Në Portman Road, Anis Mehmeti i dha zë reagimit të Ipswich. Goli i shqiptarit në minutën e 62’ ngushtoi diferencën ndaj Arsenal, por “Topçinjtë” kishin bërë dëmin më herët. Dy gola të Max Dowman, një nga Madueke dhe një tjetër i Merinos i dhanë Arsenal fitoren 4-2. Megjithatë, për Mehmetin mbetet një natë e veçantë: në shansin e parë si titullar arriti të shënojë ndaj Arsenal, pavarësisht se nuk arriti të shmangë eliminimin. 

Në Anfield, Liverpool nuk lejoi surprizën. Tottenham u përpoq të rikthehej pas golave të Mac Allister dhe Gakpo, por Szoboszlai, me një goditje spektakolare në shtesë, vulosi 3-1 dhe kualifikimin. Fulham kaloi West Ham 3-2, në një duel ku londinezët dy herë barazuan, por Oscar Bobb i dha goditjen finale.  Ndërkohë, Peterborough–Barnsley ishte një dramë më vete: 3-3 pas 90 minutash dhe vendasit triumfuan në penallti. Dhe Brentford? 1-2 ndaj Reading, një tjetër provë se në EFL Cup nuk mjafton emri. Në fund, pesë ndeshje, shumë gola dhe një mesazh i qartë: në Angli, Kupa është vendi ku favoritët duhet ta meritojnë kualifikimin.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48