Flash

Vuçiç: Nuk do të arratisem dhe nuk do të bëj gati valixhet

“Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të befasohen dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë sajuar. Dua t’ju informoj se lista e studentëve bllokues ka fituar. Ata do të kenë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne kemi rreth 105”, tha Vuçiç

22:44

LAJM I FUNDIT/ Vuçiç pranon humbjen: Studentët do kenë më shumë vende në parlament

Lapsi.al 25 October 2026

LAJM I FUNDIT/ Vuçiç pranon humbjen: Studentët do kenë

Ish-Presidenti i Serbisë, kryetar i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq doli para pak çastesh para mediave ku deklaroi se “Lista e Studentëve” ka marrë më shumë vende në zgjedhje.

Teksa votat janë ende duke u numëruar dhe nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare, Vuçiç njoftoi se kishte marrë informacione bazuar në një mostër statistikore.

“Bazuar në mostrën statistikore, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje", tha Vuçiç. Lista e studentëve do të ketë midis 135 dhe 140 vende në parlament, tha Vuçiç ndërsa për partinë e tij ai shtoi se nuk do të ketë më shumë se 105 vende.

Parlamenti i Serbisë ka 250 vende. Partia Përparimtare Serbe e Vuçiç ishte në pushtet që nga viti 2012. /LAPSI.al

 

Në shtabin e Listës Studentore “Studentët fitojnë” po festohet. Kandidatët e kësaj liste, së bashku me studentët, po këndojnë dhe po brohorasin “Fitore”.

Këto zgjedhje u karakterizuan nga një pjesëmarrje e lartë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI