Flash

“Le Monde”: Rama ashpërson ligjin për të kontrolluar tubimet

Lapsi.al 25 October 2026

“Le Monde”: Rama ashpërson ligjin për të kontrolluar

Nga “Le Monde”/ Kryeministri shqiptar Edi Rama synon të ashpërsojë legjislacionin që rregullon demonstratat në ditët në vijim, duke u frymëzuar nga "modeli francez “shkelësi paguan”, teksa tubimet që kërkojnë dorëheqjen e tij të shoqëruara nga vandalizmi vazhdojnë.

“Kushdo që zgjedh të qëndrojë në një turmë” që kryen dhunë dhe plaçkitje në hapësira publike ose “fsheh identitetin e tij” do të duhet të paguajë një gjobë prej më shumë se 500 eurosh, deklaroi ai në një video-adresim të transmetuar drejtpërdrejt në mediat sociale të dielën  e 25 tetorit. Kjo do të zbatohet për të gjitha llojet e tubimeve “kur ato rezultojnë në dëmtime të pronës”.

Sipas këtij drafti, policia do të autorizohet gjithashtu të “kufizojë tubimet deri në 72 orë” në zona të caktuara, “në rast të një rreziku të menjëhershëm dhune”, shtoi udhëheqësi socialist, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013.

Ky draft, i cili do të paraqitet javën e ardhshme, parashikon gjithashtu "kompensim të menjëhershëm për bizneset e vogla" dhe një "pezullim" ose revokim të atyre që "inkurajojnë, organizojnë ose koordinojnë pjesëmarrjen e studentëve të mitur në tubime".

Mësuesit kanë dhënë mbështetjen e tyre për kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme, si pjesë e lëvizjes paqësore të protestës kundër qeverisë që ka vazhduar që nga maji në këtë vend ballkanik.

Që nga mesi i tetorit në kryeqytetin Tiranë, protestuesit janë përleshur rregullisht me policinë dhe kanë sulmuar ndërtesat qeveritare gjatë tubimeve kundër korrupsionit dhe për kushte më të mira studimi. Edi Rama, nga ana e tij, akuzon ndërhyrje të huaja.

“Kushdo që kërkon dorëheqjen time gabon kur mendon se ajo mund të imponohet me forcë ose në çfarëdo forme tjetër, por unë nuk mendoj se gjithçka që thonë dhe kërkojnë është e gabuar", - tha ai të dielën.

Lideri i opozitës, Sali Berisha (Partia Demokratike e Shqipërisë, konservator) reagoi gjatë një bashkëbisedmi online me përdoruesit e internetit, i cili u raportua më vonë nga partia e tij në një njoftim për shtyp. Kur u pyet për masat e shpallura nga Rama, ai u përgjigj: "Ne qytetarët nuk do t'i njohim asnjë nga këto masa. Do të qëndrojmë me forcë kundër tyre dhe do t'i japim Edi Ramës një shans të barabartë, duke i dhënë atij atë që meriton."

Propozimet e kryeministrit shkaktuan gjithashtu reagime nga disa qindra protestues që marshuan përsëri të dielën në qendër të Tiranës për të denoncuar, ndër të tjera, koston e jetesës, kushtet e studimit dhe korrupsionin. 

“Ndalimi i llogarive online që bëjnë thirrje për protesta, arrestimi i njerëzve etj., është si të kthehesh në vitet 1990" dhe komunizëm, kur "njerëzit kishin frikë të flisnin hapur", - tha Frida, një dizajnere 29-vjeçare faqesh interneti. "Nuk është normale që gjëra të ndodhin kështu", u ankua ajo.

Një ditë më parë, gjatë demonstratës së fundit, sipas policisë u arrestuan 23 persona. 13 të tjerë po përballen me procedura ligjore dhe 30 janë "në kërkim". ©Përgatiti në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI