Flash

Neymar shpërthen pas përjashtimit me rregullin e ri: “Maskara dhe idiot, nuk do të flesh i qetë”

Neymar nuk i kursen fjalët pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen mes Santos dhe Bahia, duke sulmuar ashpër Rodrigo Nestor.

Lapsi.al 25 October 2026

Neymar shpërthen pas përjashtimit me rregullin e ri: “Maskara

Neymar nuk i kursen fjalët pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen mes Santos dhe Bahia, duke sulmuar ashpër Rodrigo Nestor. Tensioni mes të dyve, i cili ishte ndezur që në pjesën e parë, doli jashtë kontrollit pas rikthimit në fushë për pjesën e dytë, kur sulmuesi ra në grackën e provokimeve të kundërshtarit dhe mbuloi gojën me duar gjatë një përplasjeje verbale. Një gjest që sot, në disa kampionate, ndëshkohet me karton të kuq të drejtpërdrejtë, në bazë të të ashtuquajturit “Ligji Vini Jr”, një rregull i krijuar për të ndëshkuar ata që fshehin lëvizjet e buzëve për të maskuar fyerjet raciste.

Ngjarja arriti kulmin e një nervozizmi që kishte nisur kur Neymar e goditi Nestor me top, ndërsa ky i fundit u rrëzua në tokë. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së reagoi duke u përpjekur ta ngrinte me forcë kundërshtarin, duke shkaktuar kështu një përplasje mes lojtarëve. Që në pushimin mes pjesëve, futbollisti i ekipit mik e kishte ashpërsuar situatën para kamerave, duke e akuzuar Neymar se kishte “dështuar si person”. Përballja vendimtare mes të dyve ndodhi pak më vonë dhe arbitri nxori kartonin e kuq sapo braziliani vendosi duart para buzëve. Në atë moment, O'Ney fjalë për fjalë humbi kontrollin, duke nisur një ndjekje ndaj kundërshtarit, e cila përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë, që shmangën përleshjen.

Pas ndeshjes, Neymar shpërtheu me tone shumë të ashpra, duke e akuzuar kundërshtarin se e kishte provokuar dhe se kishte shfrytëzuar edhe një masë kundër racizmit për interesat e veta. Megjithatë, në fjalët e tij nuk kishte asgjë diskriminuese: “Së pari, u kërkoj falje tifozëve të Santos dhe përgëzoj ekipin, që luftoi deri në fund. Zakonisht nuk flas për atë që ndodh në fushë, por sot ndodhi diçka shumë e rëndë, u kaluan kufijtë. Unë e mbroj këtë fanellë, jap jetën për Santosin: mund të fyej, të grindem, të debatoj, kjo është pjesë e lojës. Por kur mbaron ndeshja, secili shkon në rrugën e vet. Ndërsa ai bëri diçka të papranueshme. Ky është një ligj i krijuar kundër racizmit dhe ai deshi të përfitonte prej tij vetëm sepse vendosa dorën para gojës. Por unë nuk i thashë asgjë. Sigurisht, po fyenim njëri-tjetrin, por ky është futbolli. Të shfrytëzosh një ligj kundër racizmit për të përfituar gjatë ndeshjes është diçka surreale dhe më trishton”.

Sulmi ndaj Nestor ishte i drejtpërdrejtë dhe me tone shumë të ashpra: “U soll si një maskara i vërtetë. Kur gaboj, dal përpara dhe marr përgjegjësinë. E dëgjova në një intervistë duke bërë moral, duke thënë se ka fëmijë që e shikojnë ndeshjen dhe duke folur për edukatën, por ai simuloi një goditje në fytyrë, kur topi e kishte goditur në anë të trupit. Dëshiron të jetë shembull për të tjerët? Unë jam burrë, nuk bëj veprime kaq të ulëta. Dhe atyre që e krijuan këtë ligj u them: kujdes, sepse ai u lë hapësirë këtyre poshtërsive. Edhe një herë tjetër po përdorem si kokë turku”. Po kthehem në shtëpi me ndërgjegjen e pastër. Jam i hidhëruar, bëra një budallallëk, sepse i dhashë një idioti mundësinë të binte në sy. Unë do të fle i qetë, ti jo, me gjithë atë poshtërsi që ke bërë. Ky ligj shërben për të luftuar racizmin, jo për t'u përdorur për përfitime personale”.

Përmbledhtazi, vendimi i arbitrit është, për fat të keq për Neymar, plotësisht i justifikueshëm sipas rregullores. Ajo që kundërshton ylli brazilian është ajo që, sipas tij, nuk ka thënë, por te e cila Nestor është kapur për të përfituar. Megjithatë, për këtë çështje, mund t’i besojmë ose jo versionit të tij.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI