
Tom Brady duket se ka nisur një romancë të re, këtë herë me supermodelen e njohur Candice Swanepoel.
Sipas Page Six, e cila i referohet një burimi të cituar nga revista Us Weekly, 49-vjeçari dhe modelja 38-vjeçare janë në një lidhje prej njëfarë kohe. Megjithatë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth romancës së tyre, ndërsa përfaqësuesit e dy personazheve të famshëm nuk kanë reaguar ende publikisht ndaj lajmit.
Që prej ndarjes nga supermodelja braziliane Gisele Bündchen, me të cilën ishte i martuar nga viti 2009 deri në vitin 2022, Brady ka preferuar ta mbajë jetën e tij sentimentale larg vëmendjes së publikut.
Megjithatë, gjatë viteve të fundit, emri i tij është përfolur për lidhje të mundshme me disa personazhe të njohura, mes tyre Kim Kardashian, Irina Shayk, Brooks Nader, Sofía Vergara dhe Alix Earle. Asnjë prej këtyre romancave të përfolura nuk është konfirmuar prej tij.
Ish-ylli i NFL-së është baba i tre fëmijëve: Benjamin dhe Vivian, nga martesa me Bündchen, si dhe Jack, nga marrëdhënia e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan.
Nga ana tjetër, Candice Swanepoel është një nga modelet më të njohura të industrisë së modës dhe ka fituar famë ndërkombëtare përmes bashkëpunimit me markën Victoria’s Secret, ku është bërë një prej figurave më të spikatura të saj.
Modelja nga Afrika e Jugut ka dy djem, Anacã dhe Ariel, nga marrëdhënia e saj e gjatë me modelin brazilian Hermann Nicoli. Çifti, i cili kishte qenë i fejuar, i dha fund lidhjes në vitin 2018, pas më shumë se një dekade së bashku.