Flash

Disa protestues thyejnë bizneset pranë kryeministrisë

Lapsi.al 25 October 2026

Disa protestues thyejnë bizneset pranë kryeministrisë

Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa protestuesit kanë dëmtuar pllakat metalike të disa bizneseve në zonë.

Në vijim të tensioneve, ata kanë hapur me forcë edhe ambientet e një banke të nivelit të dytë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia tenton t’i shpërndajë.

Policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve.

Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet për shoqërime të protestuesve nga efektivët.

Gjatë tensioneve, një i ri është shpëtuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë ndërhyrë për të mos lejuar shoqërimin e tij nga policia./LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI