
Protestuesit janë solidarizuar me Erion Vishkullin, i cili u plagos në sy gjatë protestës studentore të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, duke vendosur në mënyrë simbolike fasho në syrin e majtë.
Ky gjest vjen në shenjë solidariteti me të riun, i cili u godit me plumb gome nga policia gjatë protestës së djeshme.

Pas ndërhyrjes së parë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, Vishkulli është nisur drejt Italisë, ku do të marrë trajtim më të specializuar për dëmtimin e pësuar.

