Flash

Demokratët Europianë mesazh Ramës: Jemi krah të rinjve shqiptarë që luftojnë për demokraci!

Lapsi.al 25 October 2026

Demokratët Europianë mesazh Ramës: Jemi krah të rinjve

Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre në Athinë i kanë drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qëndrojnë në krah të të rinjve që kërkojnë ndryshim dhe një të ardhme demokratike për vendin.

Përmes një reagimi publik, Demokratët Evropianë kanë vlerësuar guximin e studentëve shqiptarë, duke theksuar se përpjekja e tyre lidhet me aspiratën për një Shqipëri demokratike dhe evropiane.

“Përshëndetje, Edi Rama. Nga kongresi ynë në Athinë, familja e Demokratëve Evropianë ka një mesazh për ju: Ne qëndrojmë me të rinjtë e guximshëm të Shqipërisë, që luftojnë për një Shqipëri më në fund demokratike dhe evropiane. Faleminderit deputetes Marjana Koçeku që u bashkua me ne!”, thuhet në mesazhin e tyre.

Në kongres ka marrë pjesë edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila ka folur për protestat e studentëve në Shqipëri dhe për simbolikën e lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove”.

 

Gjatë fjalës së saj, Koçeku theksoi se për shqiptarët Evropa nuk përfaqëson vetëm një destinacion gjeografik apo ekonomik, por mbi të gjitha vlerat e demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies.

Ajo deklaroi se flamingoja është shndërruar në simbol të rezistencës qytetare dhe të zgjimit demokratik, ndërsa ngriti akuza për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues nga forcat e policisë.

“Për shqiptarët, Evropa nuk ka qenë kurrë thjesht një pikë në hartë apo vetëm një mundësi ekonomike. Ajo ka përfaqësuar diçka shumë më të shenjtë dhe më të rëndësishme për kombin dhe popullin tonë: vlerat evropiane të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies.

Por, flamingoja u shndërrua shpejt në një simbol që përfaqësonte shumë më tepër sesa thjesht natyrën. Ajo u bë simbol i rezistencës, guximit qytetar dhe zgjimit demokratik për vendin tonë.

Unë personalisht kam vizituar spitalet, ku, për shkak të dhunës së rëndë të ushtruar ndaj studentëve protestues nga policë me rroba civile, po përdoren të gjitha mjetet për t’i ndaluar studentët të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre demokratike”, deklaroi Koçeku.

Mesazhi nga Athina vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë prej ditësh në Tiranë, ndërsa kërkesa kryesore e demonstruesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI