Flash

Sërish tensione në qendër të Tiranës/ Policia bllokon sheshin "Skënderbej"

Lapsi.al 25 October 2026

Sërish tensione në qendër të Tiranës/ Policia bllokon

Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit, gjatë protestës së sotme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Situata është tensionuar në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku efektivët e policisë kanë bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet, duke kufizuar lëvizjen në këtë pjesë të kryeqytetit.

Forca të shumta policore janë vendosur në zonë, ndërsa sheshi është rrethuar nga efektivët në kuadër të masave të sigurisë.

Hedhja e molotovëve drejt forcave të rendit shënon një tjetër incident gjatë protestës së 25 tetorit, e cila është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Më herët, tensione janë regjistruar edhe përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, ka kryer shoqërime dhe ka përdorur spraj djegës.

Protesta e sotme shënon ditën e 13-të të revoltës studentore, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /BW

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI